MENU
klinika

Sulm ndaj sistemeve të armëve

‘Hakmerret’ SHBA, sulme kibernetike ndaj Iranit

23.06.2019 - 09:35

SHBA nisën një sulm kibernetik ndaj sistemeve të armëve iraniane të enjten pasi Presidenti Trump u tërhoq nga sulmet ajrore në vend, thonë raportet e SHBA.

Sistemet kompjuterike me aftësi kibernetike kontrollojnë raketat, thuhet në Washington Post.

Sulmi ishte planifikuar prej disa javësh, dhe u sugjerua si një mënyrë për t’iu përgjigjur sulmeve në cisternat në Gjirin e Omanit. Ai kishte për qëllim sistemet e armëve të përdorura nga Korpusi i Gardës Islamike Revolucionare të Iranit (IRGC), e cila rrëzoi avionin amerikan të enjten e kaluar dhe që SHBA thotë se sulmuan edhe cisternat.

Si agjencia e lajmeve Washington Post dhe AP thane se sulmet kishin çaktivizuar sistemet. New York Times tha se kishte për qëllim të merrte sistemet offline për një periudhë kohore.

Veprimi vjen si një lloj hakmarrjeje për rrëzimin e një droni  amerikan si dhe sulmet ndaj tankerave të naftës për të cilat SHBA ka fajësuar Iranin, tha New York Times.

Nuk ka konfirmim të dëmeve ndaj sistemeve iraniane.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë përmendur sanksione. Presidenti Trump tha se sanksionet ishin të nevojshme për të parandaluar Iranin nga ndërtimi i armëve bërthamore dhe presioni ekonomik do të vazhdojë, përveçse nëse Teherani ndryshon drejtim.

Tensionet midis SHBA dhe Iranit janë rritur qëkur SHBA vitin e kaluar u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet, duke shkaktuar sulme ekonomike në Iran.

Javën e kaluar, Irani tha se do të tejkalonte kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht në programin e saj bërthamor.

Trump ka thënë se nuk dëshiron luftë me Iranin, por paralajmëroi se do të përballet me “zhdukjen” nëse shpërthen konflikti.

Irani po përpiqet gjithashtu të sulmojë sistemet e anijeve detare të SHBA, raportoi Washington Post.

Trump nuk ka komentuar mbi sulmet kibernetike. Të premten ai tha se ai u tërhoq nga nisja e sulmeve konvencionale ndaj Iranit, sepse i kishin thënë se 150 iranianë do të vriteshin. Të shtunën ai tha se ishte i hapur për bisedime me iranianët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen