Teksa ndodhet në Shkodër, ambasadori italian Albert Cutillo ka folur në lidhje me krizën politike në vend dhe negociatat e Shqipërisë me BE.
Ai gjatë fjalës së tij nënvizoi tre mundësitë për këtë proces të rëndësishëm.
Sipas tij, Shqipëria është afër hapjes së negociatave dhe nuk duhet të shkurajohet dhe s’do thotë se tjerët që i kanë hapur janë më përpara.
“Ky vendim për të hapur apo jo negociatat do merret në unanim dhe mjafton një nga 28 shtetet të mos jetë dakord atëherë nuk hapen. Për të hapur rrugën në BE varet edhe nga politika, duhet te merret parasysh zhvillimi ekonomik dhe gjithçka tjetër dhe çdo vend ka të drejtë të thotë fjalën e vet. Vitin e kaluar nuk qe e mundur të gjendet kjo dakordësi dhe u tha që jemi dakord që mund ti hapim vitin e ardhshëm nëse vijojnë reformat”- tha ambasadori.
Sipas tij, 3 janë mundesitë që KE në mënyrë unanime të hapë negociatat.
“Ky është vendimi që Italia dëshiron por nuk jemi të sigurt nëse është një vendim unanim dhe nëse ndodh kjo caktohet një datë që mund të jetë ndoshta në fund të vitit për shkak të disa gjërave teknike. Mundësia e dytë është një përgjigje negative dhe KE thotë që pavarësisht ndryshimeve nuk janë realizuar detyrat e lëna dhe në këtë rast KE mund të thotë asgjë duke mos kthyer përgjigje ose mund të thuhet se çfarë duhet bërë tjetër. Mundësia e tretë është që KE ta shtyjë më vonë vendimin dhe kjo mund të ndodh sepse koha mes 29 majit dhe 20 qershorit është kohë e shkurtër, rreth një muaj dhe kush i ka parë raportet e BE janë shumë voluminoze dhe duhet kohë për t’i shqyrtuar dhe opsioni i tretë nuk do ishte i çuditshëm nëse ndodh”- tha ai.
Sipas tij, takimi tjetër i KE është ne tetor dhe ndoshta mund të ndodh një gjë e katërt ku i dihet por këto janë tre mundësitë më të mundshme.
Sipas tij, në mënyrë të hapur kundër është Franca dhe vendet e ulëta.
“Po flas për një informacion që kam lexuar në gazetë ku ata kanë kërkuar edhe kthimin e vizave siç është parlamenti holandez. Është një mendim i tyre që mund të jetë shumë larg me vendimin që mund të marrë KE. Vështirë që i njëjti Parlament që ka votuar pro Shqipërisë dhe tani që ka ndryshuar të jetë pro hapjes së negociatave. Ka vende që flasin me dyshime duke thënë që Shqipëria nuk është ende e pjekur. Ka 5-6 vende që mendojnë kështu por ka edhe 16 vende tjera që janë në favor dhe Italia është një prej tyre.”-tha ai.