MENU
klinika

FOTO

“Heroina e Kosovës”/ Albright nderohet me “Urdhrin e Lirisë”

12.06.2019 - 11:28

“SHBA bënë gjënë e duhur duke ndihmuar popullin e Kosovës që të fitojë lirinë”, kështu deklaroi të mërkurën ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleinde Albright.

Këto komente, Albright i bëri pasi u dekorua me “Urdhrin e Lirisë” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi e cilësoi Albright si një heroinë të Kosovës.

Një ditë më parë me këtë urdhër u dekorua edhe ish presidenti amerikan, Bill Clinton.

Me “Urdhrin e Lirisë” u dekorua edhe ish komandanti i forcave të NATO-s gjatë luftës së Kosovës, gjenerali Wesley Clark.​

Ish zyrtarët e lartë amerikanë, po marrin pjesë në manifestimet me rastin e përvjetorit të 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare.

Trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë prej nga po largoheshin trupat serbe dhe që atëherë 12 qershori i vitit 1999 cilësohet si dita e lirisë së Kosovës.