MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 18 qershor?

18.06.2019 - 08:08

1812 – Kongresi amerikan i shpall luftë Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Irlandës. Arsyet ishin të ndryshe, përfshi kufizimet e tregtisë të shkaktuara nga lufta e vazhdueshme e Britanisë me Francën, ngacmimet e anijeve tregtare amerikane nga marina britanike, dhe mbështetja britanike për fiset indiane për të mos lejuar zgjerimin amerikan. Lufta zgjati 2 vjet e 8 muaj dhe nuk solli ndryshim kufijsh, por forcoi ndjenjën kombëtare, frymëzoi krijimin e himnit “The Star-Spangled Banner” dhe shtoi respektin e Amerikës në botë. Për amerikanët lufta e vitit 1812 cilësohet si lufta e dytë e pavarësisë; britanikët e quajnë atë një luftë anësore në kuadër të lufrave me Francën.

1815 – Beteja në Vaterlo rezulton në humbjen e Napoleon Bonapartit; Duka i Wellingtonit dhe Gebhard von Blucher e detyrojnë Bonapartin të heqë dorë nga froni i Francës për herë të dytë dhe të fundit.

1858 – Charles Darwin merr një letër nga Alfred Russel Wallace që përfshin konkluzione gati identike me ato të Darvinit mbi evolucionin – kjo e bëri Darvinin të publikonte teorinë e tij.

1873 – Susan B. Anthony gjobitet 100 dollarë për përpjekjen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 1872. E drejta e grave pët të votuar në Amerikë u miratua nga Kongresi më 4 qershor 1919, dhe amendamenti i 19-të i Kushtetutës që u garanton të gjitha grave amerikane të drejtën e votës u ratifikua më 18 gusht 1920.

1924 – Fan Noli shpall një dokument mbi politikat që duhet të ndiqen nga kabineti i tij; një program prej 19 pikash iu premtua shqiptarëve; propozimet shiheshin thelbësorë për krijimin e një demokracie moderne.

Por parlamenti ishte shpërndarë prej kohësh, zgjedhje nuk u zhvilluan dhe asnjë hap nuk u ndërmor në mënyrë që populli të ratifikonte revolucionin. Kryeministri i ri (Noli) qeveriste pa një legjislaturë që të mund ta kthente vendin në gjendje normale, ndërkohë që censura e rreptë u vu në zbatim; rrjedhimisht, qeveria e re kurrë nuk u legjitimua, prandaj u ndje e pasigurt që prej fillimit.

1953 – Revolucioni egjiptian i vitit 1952 përfundon me përmbysjen e dinastisë 150 vjeçare Muhamed Ali dhe shpalljen e Republikës së Egjiptit. Muhamed, Muhammad ose Mehmed apo Mehmet Ali, lindi më 4 mars 1769 nga prindër shqiptarë në qytetin e Kavallës, në atë kohë pjesë e vilajetit osman të Rumelisë. Sipas shumë gazetarëve perëndimorë që e kishin intervistuan atë, dhe sipas njerëzve që e njihnin, gjuha e vetme që ai dinte rrjedhshëm ishte shqipja edhe pse ishte gjithashtu kompetent në turqisht. Mehmet Aliu qeverisi Egjiptin nga viti 1805 deri sa vdiq më 1848. Sipas disa historianëve, vitet e fundit të jetës Mehmeti kishte filluar të mendonte se para-ardhësit e tij mund të kishin qenë turq, të migruar nga Anadolli. (Turkish Historical Review, Butrus Abu-Manneh, Brill Academic Publishers)

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit