MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 3 qershor?

03.06.2019 - 08:16

350 – Nepotianus, i dinastisë Konstantiniane, shpall veten Perandor, duke hyrë në Romë në krye të një grupi gladiatorësh. Ai qeverisi vetëm 28 ditë, para se të vritej nga ushtarët e rivalit Magnentius. Nepotianus ishte bir i Eutropias, motra e perandorit Konstantin i madh (272 – 337).

1326 – Traktati i Novgorodit përcakton kufijtë midis Rusisë dhe Norvegjisë në Finnmark.

1539 – Hernando de Soto shpall territorin e quajtur Florida pronë të Spanjës.

1924 – Në një sanatorium në Austri vdiq Franz Kafka; shkrimtar në gjermanisht, lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike, gjysmë i pasur; po kaq e ndërlikuar ishte edhe krijimtaria e tij; tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi; 90 për qind të krijimtarisë së vet e dogji; pjesën tjetër e la me testament që të digjej; tërhoqi vemendje pas vdekjes më shumë sesa kur ishte gjallë; cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë; Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.

Franz Kafka (1883-1924) ecrivain tcheque ici vers 1910 — Franz Kafka (1883-1924) czech writer c.1910

Mëso të jesh i qetë – Franz Kafka
(shqipërim)

Mos bë gjë.
S’ke nevojë
Rri ulur, dëgjo.
Jo, vetëm prit.
Por edhe kjo s’duhet,
Mëso të rrish i qetë,
Gjithashtu, vetëm.
Bota lirisht do të ofrojë
Rastin të tregohesh
S’ka si ndodh ndryshe;
Ruaj qetësinë,
Herët a vonë
Çdo gjë rrokulliset
Në këmbët e tua.

1926 – Në Newark, Nju Xhersi, SHBA, lindi Allen Ginsberg, “Poet Laureat i Gjeneratës Beat”. Para se të njihej si poet, ai ishte fotograf. Pa ndonjë arsye, në vitin 1963, Ginsberg heq dorë nga fotografia; do t’i kthehej përsëri këtij arti në fillim të viteve 1980. Kritikët thonë se fotot e tij reflektojnë natyrën e poezisë që ai i shkroi me vëzhgim të mprehtë. Pas një përzgjedhjeje të kujdesshme të fotografive të realizuara prej vitesh, në fund të vitet ’80, Ginsberg i inkorporoi imazhet me fjalë dhe shkroi me dorë diçitura për çdo fotografi, duke e bërë secilën prej tyre të veçantë. Ekpozita me fotografitë e tij hapen herë pas here në SHBA dhe Evropë. Allen Ginsberg vdiq më 1997.

Balladë Lindore – Allen Ginsberg
(shqipërim)

Flas për dashurinë,
Që më vjen në mendje:
Eshtë Hënë besnike,
edhe pse e verbër;
Lëviz në mendime, pa folur.
Kujdesi i përsosur e ka bërë të heshtur.
S’kisha ëndërruar det aq të thellë,
Tokë aq të errët; sa i gjatë gjumi im,
Më bëri tjetër njeri.
Zgjohem për të parë botë më të egër.

1940 – Franz Rademacher (zyrtar nazist) propozon plane për ta bërë Madagaskarin “vend për hebrenj” – ide që ishte konsideruar nga gazetari i shekullit të 19-të, Theodor Herzl – ku të gjithë hebrenjtë e Evropës të dërgoheshin atje për të jetuar. Por Hitleri mendoi se kishte gjetur një rrugë më të shkurtër, më pak të kushtueshme, Holokaustin – 6 milionë hebrenj u vranë gjatë tij.

1989 – Qeveria e Kinës dërgon trupa për të detyruar protestuesit të largohen nga Sheshi Tiananmen, Pekin. Tanket u treguan më efektivë; studentët u shpërndanë, shumë u arrestuan, disa u shtypën nën zinxhirë (tankesh) – numri i saktë i të vrarëve nuk dihet.

2006 – Bashkimi Serbi – Mal i Zi merr fund zyrtarsht me shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit