MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 4 qershor?

04.06.2019 - 08:01

1783 – Anonai, Ardeche, Francë; vëllezërit Zhosef e Zhak Montgolfier demonstrojnë Balonin (globe aerostatique) mbushur me ajër të nxehtë. Ishte hera e parë që njeriu ngrihej në atmosferë. Demonstrimi u krye para një grupi personalitetesh të qytetit – udhëtimi 2 km, zgjati 10 minuta; baloni me dy vëllezërit Mongfolier u ngrit 2-mijë metra mbi tokë. Kur lajmi arriti Parisin, mbreti Louis XVI e ngriti familjen Montgolfier në një shkallë më të lartë fisnikërie nga Montgolfier në ‘de Montgolfier’. Disa thonë se baloni me ajër të nxehtë ishte shpikur 74 vjet para vellezërve Montgolfier, nga prifti brazilian portugez Bartolemeu de Gusmao. Një përshkrim i shpikjes së tij ishte botuar më 1709 në Vjenë, dhe një tjetër u gjet në arkivat e Vatikanit në vitin 1917. Megjithatë, ky pretendim nuk njihet nga historianët e aviacionit.

1789 – Kushtetuta e SHBA hyn në fuqi.

1802 – Hidhëruar për vdekjen e gruas së tij, mbreti Charles Emmanuel IV i Sardenjës heq dorë nga froni duke ia dorëzuar mbretërinë vëllait të tij, Viktor Emmanuel.

1825 – Generali Lafayette, oficer francez në Luftën Revolucionare Amerikane, mban një fjalim në Baltimor, në atë që do të merrte emrin Sheshi Lafayette, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

1859 – Luftërat italiane për pavarësi: Në betejën e Magentës, ushtria franceze nën Louis Napoleonin mund ushtrinë austriake .

1876 – Një tren i quajtur Trans-Continental Express arrin në San Francisko, Kaliforni – nëpërmjet hekurudhës së parë ndërkontinentale – vetëm 83 orë dhe 39 minuta pas nisjes nga qyteti Nju Jork.

1878 – Nënshkruhet Konventa e Qipros: Perandoria Osmane ia dorëzon Qipron Britanisë, por ruan titullin e zotërimit të ishullit.

1912 – Masaçusets bëhet shteti i parë i Shteteve të Bashkuara me një ligj për pagën minimale të punëtorëve.

1912 – Stambolli digjet – një mijë ndërtesa shkatërrohen plotësisht nga zjarri.

1917 – Shpallen për here të parë Çmimet Pulitzer për letëri, histori e gazetari. Pulitzer është çmim vjetor, thmeluar nga hungarezo amerikani Joseph Pulitzer nën kujdesin e universitetit Kolumbia, Nju Jork.

1919 – Të drejtat e grave: Kongresi amerikan miraton Amendamentin 19 të Kushtetutës, që garantontë drejtën e votës për gratë – Amendamenti u dërgohet shteteve për ratifikim.

1920 – Tragjedi hungareze; Hungaria humb 71 % të territorit dhe 63 % të popullsisë së saj, kur Traktati i Trianon nënshkruhet në Paris.

1939 – Holokausti: Anija St Louis me 963 refugjatë hebrenj nuk lejohet të ankorohet në Florida, pasi i ishte mohuar hyrja në Kubë. Anija u detyrua të kthehej në Evropë, ku më shumë se 200 prej pasagjerëve të saj më vonë vdesin në kampet naziste të përqendrimit.

1961 – Në takimin e Vjenës, kryeministri sovjetik Nikita Hrushovi shkakton krizën e Berlinit duke kërcënuar për të nënshkruar një Traktat të veçantë të paqes me Gjermaninë Lindore që do t’i jepte fund qasjes amerikane, britanike dhe franceze në Berlinin Lindor.

1965 – Grupi anglez rok Rolling Stones lëshon ‘Satisfaction’, një nga këngët e tij më të mira.

1986 – Jonathan Pollard shpallet fajtor për spiunazh për shitjen e sekreteve ushtarake të Shteteve të Bashkuara Izraelit.

1989 –Demokracia goditet rëndë; në Pekin, Ushtria Popullore hap zjarr mbi protestuesit në sheshin Tienanmen ku demonstrata e një grupi studentësh në emër të demokracisë, filluar një muaj e gjysmë më parë, ishte shndërruar në demonstrim të qindra mijëra njerëzve nga të gjitha sferat e jetës. Tanke të ‘Ushtrisë Popullore’ shtypën demonstruesit, ndërsa bota e pa këtë tragjedi shpalosur në TV. Disa thonë se qindra u vranë – qeveria kineze thotë jo – por nuk ka kundërthënie se mijëra demonstrues u burgosën.

1989 – Fitorja e lëvizjes Solidarnost në zgjedhjet e para të lira parlamentare në Poloni ndez shkëndijën për një sërë revolucionesh paqësore anti – komuniste në Evropën Lindore.

1990 – Shqipëri; qeveria komuniste premton se në parim të gjithë shqiptarëve do t’u jepeshin pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Dhe shqiptarët shumë kishin pritur (45 vjet) – atyre u ishte ndaluar ta shihnin ‘jashte shtetin’ madje edhe në television – dhe nuk u besonin premtimeve – një muaj më vonë (korrik), ata do të vërshonin në ambasadat perëndimore në Tiranë për të ikur. Ngjarja shënoi fillimin e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri.