MENU
klinika

"I dhashë penallti Juventusit"

Mazzoleni tregon gabimin e karrierës!

06.06.2019 - 16:47

Pas 28 vitesh karrierë dhe më tepër se 200 ndeshjesh të gjykuara në Serinë A, Paolo Mazzoleni u tërhoq nga arbitrimi për shkak të limiteve të moshës, por karriera e tij me shumë gjasa do të vijojë në VAR.

Në një intervistë për mediat italiane, ai tregoi se një nga pengjet e karrierës së tij, është një penallti e dhënë në favor të Juventusit, në një sfidë përballë Genoas.

Arbitri italian kujton se faulli ishte rreth një metër jashtë zone, por ai nuk e kishte parë mirë dhe kishte kërkuar ndihmën e liderëve të skuadrave, duke i besuar në fund fjalës së Del Pieros.

“E pashë rrëzimin në zonë dhe akordova 11-metërsh, ndonëse isha konfuz., Kërkova ndihmën e liderëve të skuadrave dhe i besova fjalës së Del Pieros, por futbollistët e Genoas këmbëngulnin se faulli ishte jashtë zone. Me VAR gjithçka do të ishte korrigjuar për pak sekonda”, tregon Mazzoleni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti italian 'hedh bombën'

“Hysaj tek Juventus, bashkë me Sarrin”