MENU
klinika

Reagon artisti

I lidhur apo single? Vin Veli i thotë të gjitha…

21.06.2019 - 16:39

Të gjithë e mbajmë mend ndarjen e moderatores Bora Zemanit me dj Vin Veli.

Madje, asokohe u përfol për një lidhje pas ndarjes nga Bora Zemani, por si qëndron e vërteta?
Vin Veli u shpreh se fjalët mund të mos kenë qenë të vërteta, pasi ajo që u përfol nuk ishte lidhje!

Vin Veli ka shtuar me shaka, se tashmë është e vështirë të dalësh nëpër qytet edhe me një vajzë që e ke kushërirë, sepse në media përflitet menjëherë për histori dashurie.

“Nuk ishte lidhje ajo, se nuk ka lidhje!”, u shpreh ai duke qeshur.

Vin Veli tregoi se ka një lidhje shumë të ngushtë me djalin e tij Arborin dhe se takohet shpesh me të. Ai u shpreh se i biri është personi më i rëndësishëm në jetën e tij.

DJ ka pasur një marrëdhënie disavjeçare me Bora Zemanin, me të cilën kanë dhe një djalë, por në vitin 2017, ata vendosën t’i japin fund. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN