MENU
klinika

Presidenti i FIFA kërcënon Kuqezinjtë

Infrantino ‘tremb’ Milanin: Do ta lidh me zinxhirë!

06.06.2019 - 22:02

Milani i së ardhmes po merr formë dhe kuqezinjtë momentalisht janë në kërkim të një drejtori sportiv.

Zgjedhja e tyre e parë duket se është Zvonimir Boban, por, nëpërmjet një batute, Gianni Infantino ka provuar të “bllokojë” kalimin e tij te milanezët.

“Boban te Milan-i? Do ta lidh me zinxhirë te Kulla Eifel”, ka thënë presidenti i FIFA-s gjatë një evenimenti të zhvilluar në Paris.

Maldini dhe Gazidis e duan kroatin për të përmirësuar marrëdhëniet me UEFA-n, me të cilën “Djalli’ ka vuajtur jo pak vitet e fundit për shkak të shpenzimeve në merkato nga ‘Kuqezinjtë’.

Një detyrë që Boban mund ta bëjë shumë mirë, duke parë eksperiencën e madhe politike që ka fituar gjatë këtyre viteve të kaluara në organet e futbollit ndërkombëtar