MENU
klinika

Zë vendin e Piatek!

Interi shet sulmuesin në Serie A!

29.06.2019 - 18:41

Inter ka shitur tek Genoa për 18 milionë euro sulmuesin e ri Andrea Pinamonti, i cili sezonin e fundit luajti tek Frosinone në formë huazimi.

20-vjeçari u rikthye sot në Milano nga pushimet e tij dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Genoas, aty ku ka kryer vizitat mjekësore dhe paratë kalojnë në arkën e klubit zikaltër, që rregullon bilancin financiar dhe ka lirshmëri të plotë nga FFP dhe monitorimi i UEFA-s.

Inter dhe Genoa kanë rënë dakord në parim, që në të ardhmen Pinamonti të mund të blihet sërish nga zikaltrit, normalisht për një shifër më të lartë, sesa kjo e shitjes.

“Jam i lumtur për këtë aventurë”, që do të marrë një pozicion të rëndësishëm, nga ku kanë dalë sulmues si Milito, Borrielo dhe Piatek.

“A do të kthehesh në Milani si Milito? Tani po mendoj vetëm për Genoan”, tha sulmuesi që ka aftësi të ngjashme me ish-lojtarin e Interin, me nofkën “Princi”.

Sulmuesi italian luajti 27 ndeshje në Serie A sezonin e shkuar me fanellën e Frosinone, ku shënoi 5 gola e dha 3 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lojtari zikaltër shtang Romën

‘Ngrin’ marrëveshja Dzeko-Inter!


Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola