MENU

Postimi i koduar

Inter në prag të surprizave të mëdha! Paralajmëron ndryshimin

24.06.2019 - 14:13

Inter po punon në merkato për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm, me në krye trajnerin Antonio Conte.

Pak minuta më parë një mesazh i koduar është publikuar në rrjetet sociale të klubit, duke nënkuptuar zyrtarizimin e një afrimi të ri në skuadër.

Një emër që flet për të gjithë Vëllezërit e Botës. Një emër krenar, që frikësohet prej pengesave dhe pasigurive. Një emër i veçantë, unik dhe i pashlyeshëm. Këtu dhe kudo. Qëndroni në pritje!”

Shkruhet në mesazhit e Interit, që sipas “Sky Sport” bëhet fjalë për rikthimin e Lele Orialit, i cili do të marrë një post drejtues në klubin zikaltër.

Oriali ka nisur karrierë si futbollist me të rinjtë e Interit dhe luajti me fanellën zikaltër nga viti 1970-1983, për të vijuar katër sezone tek Fiorentina, derisa mbylli karrierën.

Më pas ai vijoi karrierën si drejtues dhe u rikthye tek Inter, aty ku qëndroi deri në janar të vitit 2014, si drejtor teknik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Barça përgatit superofertën!

“El Classico” në merkato për Mbappe!