MENU
klinika

"Nuk fitohet me inat"

“Joshua ka nevojë për pushime dhe jo për revansh!”

17.06.2019 - 19:00

Promotori legjendar i boksit Frank Warren, ka këshilluar ish-kampionin e botës në peshën e rëndë Anthony Joshua që të mos zhvillojë direkt pas humbjes me Andy Ruiz Jr revanshin.

Sipas Warren, ky revansh mund t’i shkatërrojë përfundimisht karrierën boksierit britanik, pasi rrezikon që të humbasë sërish dhe të tërhiqet nga sporti.

“Unë kam dyshimet e mia. Nuk mendoj se ai duhet të zhvillojë kaq shpejt revanshin. Ndoshta ka nevojë që të pushojë më shumë se sa të duelojë sërish. Ai ende duhet të ulet dhe të kuptojë se çfarë ndodhi ndaj Andy Ruiz”, u shpreh Warren.

“Gjithsesi, unë bëj vetëm një parashikim dhe i jap një këshillë Joshua. Nuk e di se në çfarë gjendje është trupi i tij dhe çfarë plani ka për të ardhmen, por duhet të ketë kujdes. Nuk fitohet me inat, por me mend”, deklaroi për mediat Frank Warren.