MENU
klinika

18-25 qershor

Kampionati Kombëtar Individual i Shahut, nisin finalet!

19.06.2022 - 12:18

Gjatë kësaj jave në Tiranë do të zhvillohen Finalet e Kampionatit Kombëtar Individual të Shahut, Meshkuj/ Femra.

Eventi zhvillohet pranë ambienteve të hotelit “Mondial” në kryeqytet, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Shahut!

Garat do të vazhdojnë deri në datën 25 qershor dhe do të jenë të ndara për meshkuj dhe femra.

Ndeshjet do të transmetohen të gjitha live, dhe kushdo që tregon interes mund t’i ndjekë.

Po ashtu, në Chess-Results mund të shihen të dhënat për pjesëmarrjen, shortet dhe rezultatet.

Ne ju urojmë suksese finalistëve në këtë eksperiencë, dhe njëkohësisht në këtë event të rëndësishëm të shahut!