MENU
klinika

Ja e vërteta

Kënga e Era Istrefit korri sukses botëror, por e kopjuar?

26.06.2019 - 15:49

Kënga “Sajunara Babe” e Era Istrefit na pëlqeu shumë, ashtu si çdo këngë tjetër e saj, në fakt. Sukses po korr dhe kjo është mëse normale duke marë parasysh faktin që tashmë u mësuam me sukseset e saj.

Një bashkëpunim ky, me reperin rus Allj, që po renditet në majat e klasifikimeve në Rusi.

Megjithatë, kënga që ka një motiv që të mbetet në mendje nuk qenka e vetmja me këtë bazë instrumentale.

Shumë kanë vënë në dukje ngjashmërinë e madhe mes këngës së artistes shqiptare dhe asaj të reperit gjerman Bausa.

Videoja e gjermanit është publikuar dy vite më parë dhe ka jo pak por 130 milion klikime në Youtube.

Sidoqoftë, ka gjasa që të bëhet fjalë për shitjen e beat-it nga vetë producenti i tij, tek dy artistë të ndryshëm.

Producentë të këngës “Was du liebe nennst” i Bausa-s, janë vetë Bausa, Jugglerz dhe The Cratez. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikimi, në fund të marsit

Bashkëpunimi i parë i motrave Istefi