MENU
klinika

Mjekësia tradicionale

Këshilla! Si të kujdeseni për sytë tuaj!

24.06.2019 - 23:10

Bëhet fjalë për jogën e syve, duke mbajtur kokën drejt, filloni duke përplasur qepallat.

Merri frymë thellë dhe zhvendosni bebet e syve në skajin sa më djathtas, sa më të majtë, pa u sforcuar Pastaj, lart dhe poshtë. Ushtrimi duhet përsëritur afërsisht 10 herë, në fillim ngadalë, pastaj shpejtë.

Sy të kuq dhe dhimbje koke? Kush lexon, shkruan apo shikon shumë televizor, e ka provuar se ç’janë këto dhimbje. Zhvillimi teknik ka bërë që të shtohen shkaqet për të vuajtur nga sytë. Fëmijë që luajnë me orë të tëra me lojëra elektronike, studentë që lexojnë gjatë sezoneve më shumë se kurrë dhjetëra faqe duke kulluar sytë mbi dispensa të shtypura si mos më keq, të rritur që punojnë në kompjuter apo që për orë të tëra në darkë nuk i ndajnë sytë televizorit. Dhe së fundi, një numër i madh miopësh që dorëzohen në dyert e mjekëve okulistë, duke marrë prej tre receta apo numra syzesh optike.

Sipas mjekësisë tradicionale, nuk mund të shërohet miopia dhe sëmundje të tjera të syrit. Por a është e vërtetë kjo?

semundjet e organizmit ne syrin tuaj-konica.al

Në Kinë mendojnë ndryshe: në shumë ndërmarrje dhe shkolla, dy herë në ditë, studentë, punëtorë dhe nëpunës ndalojnë punën për një çerek ore dhe nën tingullin e një muzike çlodhëse, kryejnë, të gjithë së bashku, ushtrimet e dixhitodepresionit. Autoritetet shkencore të Pekinit nuk kanë dyshim: metoda vlen për të shmangur problemet pamore. Dhe ka mjaft studime që tregojnë se si gjimnastika pamore mund të përmirësojë dhe shumë madje, cilësinë pamore dhe pse kush është miop mbetet i tillë. Ushtrimet nuk bazohen vetëm mbi një numër lëvizjesh. Për të shfrytëzuar sa më shumë mundësinë e gjimnastikës pamore, duhet të jesh i qetë.

Sipas mjekëve, duke folur për miopinë është harruar që të parit është një proces shumë më i ndërlikuar që fillon në sy por mbaron në tru. Studiuesit kanë arritur në përfundim që të konvergjosh për një kohë të gjatë shikimin mbi një libër apo ekran kompjuteri, si bëjnë studentët, shkaktohet miopia. Po atëherë përse jo të gjithë studentët, fëmijët apo të tjerët, nuk bëhen miopë? Përse ndër piktorë apo artizanët, rastet e miopisë janë më të rralla?

Me sa duket, këto profesione nuk janë aq shumë nën stres. Duhet ditur që miopia varet edhe nga gjendja psikofizike e përgjithshme. Njerëzit miopë e dinë nga përvoja që shikimi i tyre ndryshon sipas ditëve.

Shikimi zakonisht keqësohet pas një dite të rënduar pune në tryezën e punës; pas një periudhe stresi; gjatë një sëmundjeje; kur je i trishtuar. Në të kundërt, përmirësohet, kur je i çlodhur, i qetë dhe i gëzuar. Për fat të keq, kushtet e mirëqenies nuk janë aq të shumta. Por të mirat e tyre mund të krijohen. Dhe janë pikërisht ushtrimet e të parit të cilat mund të qetësojnë sytë tanë dhe muskujt e syve por edhe baraspeshojnë sistemin nervor. Në të vërtetë, miopia duket se është e lidhur në një farë mënyre me stresin. Edhe ushtrimet duhet të jenë të tilla që të largojnë tensionet. Një sistem shumë i mirë për të shmangur tensionet e syrit është ndërprerja e veprimtarisë të paktën çdo orë, për të bërë masazhin e fytyrës. Ndërsa pas punës, mund të bëhen ushtrimet e dhëna. Përse të fërkohet fytyra?

Psikanalistët mendojnë se po të arrihet të fërkohen mirë muskujt përreth syve, mund të shmangim shtrëngimet dhe shikimi do të përmirësohej menjëherë. Por meqë dihet se muskujt e syve nuk mund të arrihen në mënyrë të drejtpërdrejtë atëherë bëhet vetëmasazhimi i fytyrës, sidomos në zonën përreth syve.

Por nga Lindja mbërrin edhe joga për të parit. Sforcimi i muskujve të syve, mund të mënjanohet nëpërmjet lëvizjeve. Lëvizjet e shpejta dhe të vrullshme janë të dëmshme sepse nuk lejojnë çlodhjen e muskujve.

Çfarë bëni kur keni dhimbje koke dhe stomaku? Pa e ditur përse, vini njërën dorë në vendin ku ju dhemb. Bëhet fjalë për një lëvizje kaq të natyrshme sa që ka mundësi të mos e keni pyetur asnjëherë veten për arsyen e vërtetë. Thjesht e bëni pa dashur. Pa dyshim që të gjithë zotërojnë një burim të fshehtë të mirëqenies në pëllëmbë të duarve dhe pse dikush mund të ketë një fuqi më të madhe se të tjerët. Pëllëmbët e duarve, janë zona në të cilat grumbullohet dhe përqendrohet energjia elektromagnetike. Njëra prej funksioneve të saj është edhe qarkullimi i gjakut. Mund të nxitet flusi i gjakut në çdo pjesë të trupit duke vënë thjesht dorën. Kjo vlen edhe për sytë. Duhet të fërkohen duart njëra me tjetrën. Kështu, ato ngrohen dhe pastaj vihen mbi sytë duke i dhënë energji syve të mbyllur pa ushtruar trysni.

10 sekrete për të ruajtur sytë

Në lashtësi njerëzit lexonin pa problem edhe në moshë të thyer, sepse nuk e njihnin skllavërinë e kompjuterit. Por nëse ndiqni këto 10 rregulla, mund të lexoni si ata.

1. Kurrë shumë afër. Mos i ulni sytë shumë pranë kur lexoni dhe shkruani.
2. Ruani pjerrësinë e tastierës (skrivanisë). Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.
3. Këmbët në tokë. Zgjidhni një karrige që t’ju lejojë të mbështesni mirë këmbët në tokë që ta shpërndani peshën kudo.
4. Dritë natyrale sa më shumë. Punoni vetëm gjatë ditës dhe me dritën e diellit që sjell gëzim dhe energji.
5. Është më e mirë llampa e zakonshme sesa ajo me neon. Nëse punoni në dritë artificiale, përdorni vetëm llambat sepse neoni skuq sytë dhe shkakton dhimbje koke.
6. Drita të vijë nga ana e majtë. Por nëse jeni mëngjarashë, duhet të vijë nga e djathta.
7. Shmangni fotokopjet. Përpiquni të lexoni libra të shtypur me germa të mëdha.
8. Vështroni peizazhin. Vëreni tryezën pranë dritares për të hedhur vështrimin larg herë pas here. Më mirë nëse është në natyrë.
9. Shpërqendrohu. Largojeni vështrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit.
10. Shikohuni në pasqyrë. Nëse keni pranë jo dritaren, por një mur, atëherë vini një pasqyrë ku të shiheni herë pas here.

Masazhi i fytyrës: Fërkoni lehtë me mollëzat e gishtërinjve pjesën e sipërme të syve pastaj të poshtme. Duke nisur nga ana e brendshme, drejt hundës, rrëshqisni gishtat për nga ana e jashtme. Përsëriteni ushtrimin për të paktën dhjetë herë.

 Vini gishtat e mëdhenj mbi tëmtha dhe gishtërinjtë e tjerë mbi ballë. Pastaj vini treguesit pak më poshtë se tëmthat dhe gishtat e mëdhenj nën mjekër dhe fërkojeni shumë herë.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj