MENU
klinika

Foto

Khloe Kardashian, çfarë i ke bërë hundës?

22.06.2019 - 17:51

Kardashian dinë të jenë çdo ditë në qendër të vëmendjes, qoftë edhe për një postim të vetëm në instagram.

Prej disa kohësh, Khloe Kardashian ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për fotografitë e saj të photoshop-uara dhe së fundmi një tjetër rast ka irrituar ndjekësit e saj në Instagram.

“Është Kim apo Khloe, nuk e kuptoj dot?!”-ka shkruar një prej tyre, ndërkohë që dikush tjetër është shprehur se s’po e kuptonte dot cila prej motrave Kardashian ishte në foto, aq sa duhej të shihte emrin e profilit.

Gjithashtu disa komentues kanë spekuluar se ajo mund të ketë bërë një ndërhyrje në hundë për të cilën më parë është shprehur se dëshiron shumë ta bëjë, por është tepër e frikësuar.

“Çfarë i ke bërë hundës?”-ka shkruar dikush. Ta ketë bërë vallë? 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN