MENU
klinika

"Koha e fjalëve mbaroi"

Braçe i ‘përvishet’ Bashës: Hetim pushkatuesit të…

03.06.2019 - 12:43

Pas deklaratave të fundit të bëra nga kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar zv.kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Braçe i kujton Bashës se nuk ka demokraci pa zgjedhje dhe shkruan seDrejtesia e Barabarte nis me gjykimin e akuzes zyrtare te Prokurorise, te cilen Lyrzim Basha e ka mbi kurriz; Hetimin me ne fund te pushkatimit ne mes te dites te kater qytetareve te pa armatosur e te pafaj ne 21 janar nga forcat e armatosura te nje qeverie qe drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha”.

Postimi i Braçes

Lyrzim Basha kerkon
Demokraci, Shtet Ligjor dhe
Drejtesi te Barabarte!

Mos u habisni, ai vete eshte?

Pasi u kthjellua sot ne te gdhire,
u kujtua ne ajer se dje ka thene:
KOHA E FJALEVE MBAROI,
TANI DO FLASIN KRIMINELET SOVRANE TE PARTISE!

E rende eshte, sidomos si pergjigje ndaj
Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s,
i cili, dje ne Tirane, pak para tij tha:
DHUNA POLITIKE ESHTE E PAPRANUESHME!
(Vini re, “dhuna politike”, as e shquan kush si “dhune popullore”, sic do Lyrzimi)

Pikerisht, me i kthjellet, por mbi te gjitha
i lire, jo peng sic eshte ne Tirane,
Lyrzim Basha ka sqaruar se kerkon:
Demokraci, Shtet Ligjor dhe
Drejtesi te Barabarte!

Patjeter qe duhen keto;
Por Demokraci pa zgjedhje nuk ka kund;
Por Shtet Ligjor ku ligjin e shkelin vec kriminelet sovrane te Partise me dhune e me zjarr, nuk ka kund;
Po shyqyr; Drejtesia e Barabarte nis me gjykimin e akuzes zyrtare te Prokurorise,
te cilen Lyrzim Basha e ka mbi kurriz;

Hetimin me ne fund te pushkatimit ne mes te dites te kater qytetareve te pa armatosur e te pafaj ne 21 janar nga forcat e armatosura te nje qeverie qe drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha.