Kombëtarja vijon të mbetet makth për Lionel Messin. “
Ylli” i Barcelonës, që ka ndoshta shansin e fundit për të fituar diçka të rëndësishme me përfaqësuesen bardhekaltër, nuk mundi të bënte më shumë për të shmangur humbjen 2-0 të Argjentinës ndaj Kolumbisë, në takimin e parë të Grupit B në Copa America.
Një rast i pastër pashfrytëzuar nga 5 herë fituesi i Topit të Artë në minutën e 67-të peshoi shumë, pasi 4 minuta më vonë Roger Martinez realizoi një gol të jashtëzakonshëm me një të djathtë të kalibruar, që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit argjentinas.
Të kota përpjekjet e skuadrës së Scalonit për të barazuar shifrat, teksa në të 86-ën, Duvan Zapata shënoi golin e sigurisë për Kolumbinë, që merr kështu një fitore të madhe e që i jep përparësi ndaj rivalëve në grup.
Në fushë pati momente tensioni pas një ndërhyrjeje të rëndë të Cuadrados ndaj Messit, që u pasua me një përleshje masive.