MENU
klinika

"Shkatërrimi i..."

“Kosova është Serbi”, amerikania i mbyll gojën Daçiç

06.06.2019 - 09:51

Fushatës “Kosovo is Serbia”, fushatë kjo e mbështetur nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç i janë pëgjigjur me qindra kosovarë anembanë botës.

Në kundërpërgjigjet e tyre, ata i kujtojnë Serbisë që Kosova është e tyre dhe i shqiptarëve.

Veç kosovarëve që po postojnë imazhe me monedha të huaja në duar që shkruhet “Kosovo is Beautiful”, “Kosovo is Kosovo” dhe “Kosovo is Albania”, edhe një amerikane iu bashkangjit kësaj fushate.

Jordan Dewar, në llogarinë e saj Twitter i është kundërpërgjigjur Daçiçit, në një mënyrë mjaftë kreative. Ajo këtë e ka bërë duke i thurur disa vargjë, ku shkruan:

“Trëndafilat janë të kuq
Kosova është sublime
Shkatërrimi i monedhës amerikane
Është një krim federal”

Kujtojmë që Daçiç thirrjen “Kosovo is Serbia” e bëri duke shkruar pikërisht në dollarin amerikan.