MENU
klinika

"Nëse nuk largohen..."

Kryebashkiaku i Lezhës ultimatum KQZ-së

18.06.2019 - 12:38

Kryetari i Bashkisë së Lezhës i ka dërguar sot një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve.

Frrokaj i vendos ultimatum KQZ-së duke i kërkuar lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’.

Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë kërcënon se do të ndërhyhet.

Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.

Kujtojmë që bashkitë e djathta vijojnë aksionin për zbatimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në Shkodër dhe Tropojë janë shënuar përplasje të forta.

“Tajlanda e përkryer” për arratisje në vjeshtë"

Media britanike: Vizitoni Lumin e Shalës!

Turistët shijojnë ecjet në shtigje

Valbona, destinacion gjithëvjetor!