MENU
klinika

Foto

Kush është amerikani që këndon shqip në Amerikë?

11.06.2019 - 15:26

Ditën e djeshme një shtetas afro-amerikan bëri namin në Instagram me një video ku shfaqej duke kënduar në paradën e shqiptarëve në New York.

Majde ishte vetë kryeministri Edi Rama ai i cili publikoi videon e të riut i veshur kuqezi, i cili këndonte këngën e Sinan Hoxhës.

Po t’ju hedhësh një sy videove të tij,  vihet re se Klej e flet shumë mirë shqipen.

Ai publikon posterat e këngëtarëve shqiptare që japin koncerte në SHBA dhe poston video qesharake duke kënduar shqip.

Ai madje ka një emër shqiptar në Instagram, ku e gjeni si Klej Zezakaj. Me siguri që Klej e di kuptimin e fjalës “zezak”, përderisa e ka vendosur në profilin e tij.

 

I riu amerikan pëlqen muzikën me çifteli, kërcen valle shqiptare dhe këndon shqip!

Klej është shumë i ndjeshëm edhe ndaj ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri e Kosovë, dhe i tejçon ato jashtë kufijve për t’i ndërgjegjësuar të gjithë!

Me pak fjalë Klej duket të jetë një i ri puro shqiptar! 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN