MENU
klinika

Mjaft i rrezikshëm

Ky bakter rritet natyrshëm në ujin e detit

05.06.2019 - 19:01

Vibrio parahemolitikus është një bakter i natyrshëm në ujin e detit. Prania e baktereve rritet kur rritet temperatura e ujit gjatë muajve të verës.

Bakteret mund të rriten në prodhimet e detit, kur temperaturat e ujit janë më të ngrohta dhe më pas, kur këta butak blihen të papërpunuara ose të papjekura, mund të ndodhë një sëmundje ushqimore

Shpërthimi më i madh i V. parahaemolyticus në historin ka ndodhur në Britaninë e Madhe në vitin 2015, kur 62 persona u sëmurën.

konkursi per shefat e sherbimit spitalor-konica.al
konkursi per shefat e sherbimit spitalor-konica.al
  • Simptomat

Diarreja është sindroma më e zakonshme dhe karakterizohet nga:

-fillimi akut i feceve ujore;

-dhimbje barku;

-të përziera;

-të vjella;

-ethe;

-dhimbje koke;

-jashtëqitje e përgjakshme;

Koha nga infeksioni tek simptomat është nga 12 në 24 orë, por mund të shkojë nga katër në 96 orë. Sëmundja zakonisht është vetë-kufizuese dhe zgjat rreth tre ditë, por mund të zgjasë për një javë.

  • Shkaqet

V. parahaemolyticus rritet natyrshëm në ujërat bregdetare, dhe mund të rritet në numër të madh kur uji është i ngrohtë. Butakë moluske (p.sh. gaforret dhe midhjet) janë ushqyes filtër, përdorin plankton dhe bakteret për të ngrënë. Nëse numri i V. parahaemolyticus është i lartë tek produktet, kur nuk mbahen të ftohtë pas peshkimit, dhe më pas konsumohen të papërpunuar, sëmundja mund të ndodhë shumë shpejt.

Sëmundja nuk përhapet nga një person në tjetrin.

  • Komplikimet

Komplikimet përfshijnë infeksionet që ndikojnë në pjesë të tjera të trupit dhe në raste shumë të rralla mund të ndodhin edhe vdekje.

  • Testet dhe Diagnoza

Mjeku mund të kërkojë një mostër fecesh, e cila do të kultivohehet për V. parahaemolyticus.

  • Trajtimi dhe ilaçet

Shumica e episodeve të diarresë janë të lehta dhe të vetë-kufizuara dhe nuk kërkojnë ndonjë trajtim tjetër përveç rehidrimit me gojë. Në disa raste, mjeku mund të përshkruajë një antibiotik.

  • Parandalimi

Blerja e butakeve dhe prodhimeve të detit nga burime të njohura dhe mbajtja e tyre në ambjent të ftohtë (nën 4ºC). Vetëm butakët nga burimet e miratuara duhet të konsumohen.

Futini në frigorifer ushqimet menjëherë pas blerjes.

Është mirë që tërësisht të përgatitni prodhimet e detit për të minimizuar shanset e sëmundjes ushqimore.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?