Këtë fundjavë që shkoi, Ledri Vula u bë pjesë e fondacionit të Lorik Canës për të promovuar sportin, kulturën dhe trashëgiminë e tij.
Reperi, i cili është kushëri i ish-kapitenit të Kombetares shqiptare, është një fans i futbollit dhe këtë e pamë edhe në klipin më të fundit, “Rio” ku ishte veshur si Ronaldo.
Dhe këtë fundjavë u mbajt një ndeshje mes VIP-ash e sportistësh në Kosovë nuk munguan Ledri, babai i Dua Lipës, Dukagjini, këngëtari Meda etj.
Ledri dukej si një futbollist i vërtetë i veshur sportiv me uniformën që mbante numrin 10 në shpinë.
Fotot e pabesueshme na tregonin se në një jetë tjetër, Ledri mund të ishte një futbollist i zoti.
Ai duket kaq i saktë dhe i talentuar në fushë, saqë është e vështirë ta pranojmë. Madje nëna e tij Xheraldina komentoi me shaka se fotot ishin punuar me Photoshop:
“Ta kanë bërë photoshop, e garantuar”, shkruante ajo.
Edhe aktori Blerim Destani s’po u besonte syve kur pa foton e Ledrit i cili shfaqej duke dribluar topin në ajër:
“Ti je nga një tjetër planet”, i shkruante ai.