Përtej bujës që bëri në media e në rrjete sociale Loredana me akuzat dhe skandalin për vjedhje, mashtrim, kërcënim e zhvatje sot Loredana erdhi me një lajm të trishtë për vdekjen e babait të saj.
Ajo ka kujtuar sot të atin e ndjerë, i cili humbi jetën pak javë më parë!
Në foton e publikuar për herë të parë, Loredana duket shumë e vogël e veshur për një ceremoni fetare të mbajtur me familjen.
Ajo nuk ka shkruar asnjë fjalë për këtë kujtim, përveç një emoji zemre.
Pak ditë më parë reperja publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Labirinth”, suksesin e së cilës tha se do t’ia dedikojë të atit të ndjerë:
“Babë falenderoj Zotin që të paktën të la të shijoje fillimin e suksesit tim e tani e tutje do i jap edhe 1 herë më shumë mund vetëm për shpirtin tënd. Pusho i qetë. Unë do të bëj krenar!”- mbishkruan Loredana në foton tjetër të bërë publike.