Lori Hoxha ka vendosur që t’i dhurojë kunatit Ledion Liço një… faqe Instagrami me emrin e tij.
Ledion Liço nuk ka një Instagram zyrtar, edhe pse siç zbuloi Sara sot në mëngjes, ai hyn online për të parë se çfarë kanë shkruar për të.
Ndaj Lori vendosi t’i hapë një faqe Instagrami me emrin e tij, dhe gjejeni pak foton që ka postuar! Foton e saj sigurisht, me mbishkrimin: “Kunata ime!”
Deri më tani e ndjekin mbi 1000 persona Ledionin, mes të cilëve edhe bashkëshortja e tij Sara.
Sigurisht që Ledioni është në dijeni të kësaj loje, dhe madje ka një kusht që të rikthehet fuqishëm.
Nëse deri në orën 16:00 bëhen më shumë se 2 mijë ndjekës ai do të rikthehet në Instagram, thotë Lori.