MENU
klinika

The Economist

Macron, gati për raundin e dytë të reformave…

14.06.2019 - 17:35

Disa muaj më parë, Emmanuel Macron u përball me krizën më serioze politike të presidencës së tij. Protestuesit Jelekverdhë marshuan në Pallatin Elysee, duke u zotuar për të pushtuar zyrën presidenciale. Koha e Macron si një udhëheqës i besueshëm reformist, dukej se ishte larg.

Sot presidenti francez ka një pranverë të re. Vlerësimet për të, edhe pse të ulta, janë kthyer atje ku ishin para fillimit të protestave.

Tani, pas disa muajsh të menaxhimit të krizave, Macron po nis “Aktin II” të presidencës së tij. Ky raund i dytë i reformave, i zbuluar nga kryeministri i Edouard Philippe, më 12 qershor, është projektuar për të rritur ambiciet në tregun e punës, hekurudhat, arsimin dhe politikën fiskale.

Ka tre reforma strukturore: riorganizimi i sektorit publik, reforma e sigurimeve të papunësisë dhe beneficionet sociale, dhe racionalizimi i sistemit francez të pensioneve.

Së pari, një projekt-ligj për “transformimin” e sektorit publik tashmë po kalon nëpër parlament. Qëllimi, thotë Olivier Dussopt, ministri i ri përgjegjës, është “të modernizojë menaxhimin në sektorin publik dhe ta bëjë atë më të përgjegjshëm, si për karrierën e punonjësve të sektorit publik dhe për përdoruesit e shërbimeve publike”.

Rregullat e reja do të mundësojnë menaxherët të punësojnë më lehtë nga sektori privat për projektet afatshkurtra dhe kontratat më të gjata. Komitetet e promovimit do të zhvendosen për të gjykuar rastet e kontestuara. Ideja është t’u japë menaxherëve më shumë liri dhe përgjegjësi,

Për kulturën franceze të shërbimit civil, këto përbëjnë “ndryshime shumë radikale”, thotë Ross McInnes, kryetari i Safran, një gjigand aeronautik.

Një reformë e dytë, e përfitimeve, është e dyfishtë. Qeveria së shpejti do të zbulojë rregulla të reja për sigurimin e papunësisë. Franca është jashtëzakonisht bujare. Një punonjës me të ardhura mesatare merr 68% të të ardhurave të mëparshme nëse humbet punën e tij, krahasuar me 59% në Gjermani dhe 34% në Britani, sipas Oecd.

Ndoshta më e guximshmja është reforma e pensioneve, e projektuar për bashkimin e 42 regjimeve ekzistuese në një sistem të vetëm, më të drejtë dhe më transparent. Ideja është të inkurajojë mobilitetin e punës dhe, në mënyrë implicite, të vonojë daljen në pension.

Besimi i ri i presidentit nuk do të mjaftonte për të bërë këto reforma. Disa në qeveri shqetësohen se ato përfshijnë një përpjekje të madhe politike për fitim të vogël buxhetor, të paktën në afat të shkurtër. Të tjerë e akuzojnë  Macron se duan të privatizojnë atë dhe të zhdukë sistemin e mirëqenies. Tani sindikatat janë të prirura për tu dëgjuar zëri i tyre.