MENU
klinika

Ja e vërteta

Martohet krejt papritur Nicki Minaj?

22.06.2019 - 15:51

Reperja me famë botërore, Minaj është përballur me kritika publike për romancën e saj me Kenneth, një vrasës i dënuar dhe i regjistruar për shkelje seksuale, i cili është i njohur me pseudonimin ‘Zoo’.

Kenneth kaloi shtatë vjet pas hekurave për vrasje të shkallës së parë, raportoi TMZ .

Nicki Minaj, ka zbuluar së fundmi se ajo është martuar me partnerin e saj, Kenneth Petty.

E njëjta ka treguar se dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë dhe se tani posedojnë dokumentin martesor.

“Ne morëm licensën tonë të martesës,” tha Nicki në emisionin “Radio Queen” të premten.

“Unë mendoj se kam atë që po përpiqesha, thjesht lumturinë”, shpjegoi ajo, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Ishte kaq e vështirë për të arritur një lumturi të tillë. Tani që unë jam atje, unë nuk dua të bëj kompromis për askënd. Unë jam vetëm duke shijuar jetën time joproduktive”, ka thënë më tutje reperja.

Njoftimi i Nickit për martesën e saj vjen pak ditë pasi bashkëshorti tashmë Kenneth, bashkë-luajti në videon e saj më të re muzikore “Megatron”, që u publikua të enjten.

Përgjatë gjithë intervistës së fundit, reperja amerikane i është referuar me termin “bashkëshort” partnerit të saj, me çka ka konfirmuar vazhdimisht se ata tashmë janë zyrtarisht të martuar. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN