Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka plagosur dy persona babë e bir.
I arrestuari është 43-vjeçari, Z.S, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, rezulton i dënuar edhe më parë për trafik të lëndëve narkotike si dhe armëmbajtje pa leje.
Kapet dhe ndalohet një prej autorëve të “Plagosjes së rëndë me dashje”, të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 Qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Në vijim të kqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi me inisiativë i shtetasit :
S, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George Ë Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.