MENU
klinika

Lexojini!

Mendoni se telefoni juaj përgjohet, ja si mund t’i largoni dyshimet

29.06.2019 - 09:56

Një ndër frikërat që ekziston nga pasja e një telefoni, lidhet me faktin nëse na përgjojnë. Jetojmë në epokën e teknologjisë, e kështu edhe tentativat janë më të shumta. Shpesh na ndodh që të bëjmë një kërkim në google, se si mund të arrijmë të identifikojmë personat që na përgjojnë.

Ne po jua lehtësojmë punën, duke ju treguar se telefoni juaj po përgjohet. Pak ditë më parë, prestigjiozja “Washington Post” shkruante se edhe telefonët Iphone që mendohet se janë më të sigurtë, vjedh të dhënat tona personale kur jemi duke fjetur.

Tashmë është shumë e lehtë për përgjosh një telefon smart. Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se persona të tjerë përtej telefonit, janë duke ju përgjuar.

-Bateria fillon të konsumohet më shpejt se zakonisht, edhe në rastet kur është e re dhe e papërdorur shumë.
-Bateria e celularit nis të bjerë pa u përdorur.

Bateria e telefonit përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo mesazheve zanore.
-Nëse celulari juaj nxehet edhe nëse nuk është duke u përdorur. Telefoni mund të jetë duke u shfrytëzuar pa njohurinë tuaj.
-Mesazhe të koduara.

Nëse merrni një mesazh në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të valëve, ky mund të jetë tregues i transmetimit të të dhënave tek një person i tretë.
-Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar.