MENU
klinika

(VIDEO)

Qeni robot bëhet me gëzof

05.05.2024 - 10:26

Boston Dynamics, kompania që prodhon robotë, ka publikuar një video të re të qenit të saj robotik Spot Mini, i cili tani ka “lesh”.

Roboti i famshëm, Spot Mini është shndërruar nga një makinë distopike me katër këmbë në një marionetë të pazakontë të quajtur “Sparkles”.

Është e gjitha pjesë e një projekti që eksploron ndërthurjen e robotikës, artit dhe argëtimit.

Sparkles tashmë ka lesh me ngjyrë të kaltër të shkëlqyer.

Me këtë rast është publikuar edhe një video, e cila tregon se si duket tani Robopas Spot Mini dhe gjithçka ka shkaktuar komente interesante nga njerëzit.

Boston Dynamics nuk ka publikuar shumë detaje rreth synimeve të projektit dhe nuk ka asnjë informacion se për çfarë mund të përdoret Sparkles në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Cilat punë rrezikohen?

A i kërcënon punonjësit shqiptarë ChatGPT?