Ashtu sikurse u paralajmërua që ditën e djeshme, mëngjein e sotëm presidenti Met ka dalë në një konferencë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, Meta e cilësoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor si truk procuderial të marrë në presion e shantazh.
“Vendimi i djeshëm është truk procedurial për të justifikuar paligjshmërinë e organziatës së PS në KQZ dhe përpjekje e dëshpëruar për një operacion prapogandistik brenda e jashtë vendimit për të anatemuar vendimin e kreut të shtetit”.
Sipas Metës procesi zgjedhor ndërkohë që dekreti është i botuar në “Fletoren Zyrtare”.
“Dje në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër vendimit të KQZ që e pengonte një parti të çregjistrohej nga zgjedhjet imagjinare të 30 qershorit. Kolegji e rrëzoi kërkesën për çregjistrimin e saj. Vendimi ka të bëjë vetëm me marrëdhenien e partisë ankuese dhe organizatës socilaiste në KQZ që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 qershor”- tha Meta.