MENU
klinika

Uefa me' dorë të hekurt'

Milan i thotë ‘mirupafshim’ Europës!

28.06.2019 - 15:10

Lajmi qarkullonte prej kohësh dhe kuqezinjtë shpresonin t’ia hidhnin paq, por Uefa nuk u kursye aspak!

Milani nuk do të marrë pjesë në edicionin 2019-2020 të Europa League.

Komisioni i arbitrazhit sportiv në Lozanë ka marrë vendimin për të përjashtuar kuqezinjtë nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klubeve.

Ky i vendim i KAS i cili tashmë është zyrtarizuar vjen pas problemeve që ka patur klubi kuqezi me fair play financiar.

Lënia jashtë e Milanit i heq gjithashtu mundësinë Kukësit për t’u përballur me Romën në turin e dytë kualifikues të Europa League nëse verilindorët do të kalojnë hungarezët e Debrecenit.

Ndërkohë, Roma do të marrë vendin e Milanit në fazën e grupeve të Europa League dhe nga turi i dytë kualifikues do ta nisë Torino që në rast triumfi të Kukësit ndaj Debrecenit do të jetë kundërshtari i skuadrës së Ernest Gjokës në turin e dytë kualifikues të Europa League.