MENU
klinika

Kuqezinjtë nisin merkaton

Problemet në mbrojtje/ Milan kontakton ‘bishën’ e Liverpool!

15.06.2019 - 19:51

Milani ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e mbrojtësit kroat Dejan Lovren.

Kroati ka mbetur në stol te Liverpooli dhe po kërkon të largohet gjatë kësaj merkatoje verore.

Për 29-vjeçarin “The reds” kërkojnë 28 milionë euro, por pretendimet mund të ulen.

Në marrëveshje mund të ndikojë dëshira e vetë futbollistit, për të ndërruar ambient, pasi fitoi edhe Champions League me Liverpoolin.

Nga ana tjetër Milani largoi nga skuadra Zapatën dhe ka oferta të shumta edhe për kapitenin Romagnoli, ndaj shikon kroatin si përforcimin ideal, që do t’i sillte eksperiencë dhe saktësi repartit të prapavijës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN