Aventura e Joao Cancelos te Juventusi zgjati vetëm një sezon, pasi largimi i tij tashmë është vendosur.
Mbrojtësi i krahut të djathtë i cili zhvilloi një sezon pozitiv te bardhezinjtë është vetëm një hap larg transferimit te Manchester City.
Dy klubet e kanë arritur marrëveshjen mes tyre për shumën e 50 milionë eurove, me Juventusin që pritet të përfitojë 10 milionë euro më tepër duke patur parasysh që shpenzoi 40 milionë euro.
Bardhezinjtë e morën Cancelon nga Valencia, një vit më parë, menjëherë pasi drejtuesit e Interit nuk aplikuan opsionin e blerjes.
Pep Guardiola e donte me çdo kusht portugezin dhe do ta ketë në dispozicion në nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri.
Ndërkohë, në këtë operacion merkatoje nuk do të përfshihet si shkëmbim asnjë futbollist tjetër edhe pse fillimisht u përfol për Danilon.