MENU
klinika

Historia e 39-vjeçarit

“Mora pjesë në 4 studime kundër HIV/AIDS”

17.06.2019 - 15:44

Unë kam lindur dhe rritur në një qytet te vogël, jam fëmija i tretë nga katër vëllezërit e motrat e mia.

U rrita në një familje shumë matriarkale.

U diagnostikova me hepatitin A kur isha 7 vjeç dhe megjithëse kam jetuar me këtë, e konsiderova një mallkim. Unë nuk mund të dhuroja gjak, dhe kjo gjë nuk më pëlqente.

stop hiv
stop hiv

U zhvendosa  në Shtetet e Bashkuara kur isha 22 vjeç për të ndjekur studimet pasuniversitare dhe më 27, u diplomova në Universitetin Shtetëror në Luiziana me një doktoraturë. në shkencën e ushqimit. U zhvendosja në Bregun Lindor në vitin 2001 për të punuar në FDA ( Federata e Administrimit të Ushqimit dhe Barnave)  si një shkencëtar kërkimor.

Gjatë viteve, unë kam qenë i prekur personalisht nga shumë sëmundje.

Unë kam njohur njerëz që ishin të infektuar me virusin  HIV, zhvilluan SIDA dhe vdiqën. Por e dija se duhej të veproja pasi lexova për një fshat të shkatërruar nga HIV që transmetohej nga një bankë gjaku. Banka e gjakut kishte grumbulluar gjak, kishte mbledhur qelizat e kuqe të gjakut dhe kjo u kthye në serum i grumbulluar me HIV.

Sipas artikullit, pleqtë e fshatit përfunduan duke u kujdesur për të rinjtë, shumë prej të cilëve kishin humbur prindërit e tyre nga HIV / AIDS dhe ishin vetë të infektuar.

Një javë apo më shumë pas leximit të artikullit, pashë një reklamë në një tren Metro në Ëashington, DC, duke bërë thirrje për vullnetarë në hulumtimin e vaksinës së HIV. E dija që kjo ishte mënyra me të cilën duhet të përfshihesha.

Unë mendoj se ka ende nevojë për një vetëdije, mirëkuptim dhe edukim më të madh në lidhje me hulumtimin e vaksinës së HIV.

Unë mendoj se një vaksinë është zgjidhja e vetme për këtë krizë që na prek të gjithëve.”

Tani kam marrë pjesë në katër studime të Qendrës Kërkimore të Vaksinave dhe unë jam një 39-vjeçar shumë i lumtur për jetën dhe arritjet e mia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


10 shprehjet që nuk u thuhen fëmijëve

“Eja rregullojmë shtëpinë, se mos vjen njeri”

Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”

Sindroma antifosfolipid

Abortet shpesh ndodhin nga ky shkak!