MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Mosser kundër Selena Gomez: Nuk i ndaloj dot njerëzit të shajnë

20.06.2019 - 12:56

Selena Gomez u shpreh se për shkak të ndikimit negativ që ka Instagram-i mbi të, e ka fshirë aplikacionin nga telefoni.

Ajo vendosi të flasë hapur kundër një aplikacioni kaq popullor sa Instagram-i dhe lajmet nuk janë fort të mira për kompaninë.

“Dikur merresha shumë me të, por mendoj se është bërë thjesht shumë e pashëndetshme për të rinjte, përfshi veten time, që të kalojnë kaq shumë kohë duke u marrë me komentet dhe t’i lejojmë të na ndikojnë, siç po më ndikonte mua.”, u shpreh Selena.

“Kaloja në depresion. Më bënte të mos ndihesha mirë me veten, ta shikoja trupin tim me një sy tjetër dhe gjithato gjëra të tjera kështu që nuk e mbaj më në telefon. E mban dikush tjetër për mua dhe kur ndiej se dua të ndaj diçka me fansat apo të luaj me të, e bëj aty.”

Kështu, shefi i Instagram-it Adam Mosseri vendosi t’i kundërpërgjigjet publikisht këngëtares e cila numëron plot 152 milion ndjekës, për t’i thënë se ndihet i zhgënjyer prej njeriut të tretë më të ndjekur në Instagram.

“Nuk do ta përgjithësoja përvojën e Selena Gomez-it në Instagram si një përvojë që mund të jetë edhe e imja apo e dikujt tjetër. Ajo ka mbi 100 milion ndjekës. Është një botë krejt tjetër.”, u shpreh Mosseri.

Ai shtoi gjithashtu:

“Ne nuk duam që njerëzit të bien në depresion duke përdorur aplikacionin tonë, por s’mundemi as t’i ndalojmë njerëzit të shajnë.”

Kjo kundërpërgjigje erdhi pak pasi Gomez,  u shpreh se për shkak të ndikimit negativ që ka Instagram-i mbi të, e ka fshirë aplikacionin nga telefoni.