MENU
klinika

E shkarkuan dy herë

Mourinho rikthehet në Premier League!

11.06.2019 - 15:26

Maurizio Sarri po bën gati valixhet për tu rikthyer në Itali, këtë herë për të marrë drejtimin e Juventusit.

Kampionët në fuqi të Europa League dhe me një biletë për Champions sezonin e ardhshëm, Chelsea duhet të bëjë dhe një herë llogaritë për një sezon aspak të lehtë, kjo pasi FIFA i ka bllokuar merkaton e transferimeve.

Si të mos mjaftonte ky fakt, nga Londra u largua dhe futbollisti më i mirë, Eden Hazard.

Projekti i ri i bluve nis fillimisht nga pankina ku emri i Frenk Lampard është mes favoritëve por në “Stamford Bridge” po marrin në konsideratë një emër të madh, Jose Mourinho.

Sipas “SunSport”, 56-vjeçari nuk do të ishte kundër një rikthimi të tretë në krye të Chelsea, madje këto ditë është parë në Londër.

Pavarësisht se e kanë shkarkuar dy herë, Mourinho mbetet një idhull për drejtuesit, një trajner që në 5 vite në total në krye të Chelsea i ka dhënë bluve 3 tituj kampion në Premier League.

Jo vetëm Mourinho, në tryezën e presidentit Abramovic janë dhe emra si Max Allegri deh Erik ten Hag.