Roky Erickson, një prej muzikantëve më të njohur të rokut psikodelik amerikan, ka ndërruar jetë në moshë 71 vjeçare.
Lajmin e kanë konfirmuar përfaqësuesit e tij, të cilët e kanë përshkruar atë si një ikonë të rokut modern dhe një prej miqve të mëdhenj që e ka pasur skena muzikore.
Sipas The Guardian, shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, ndërsa përfaqësuesit e tij kanë kërkuar privatësi për familjen.
“Është thuajse e pamundur ta imagjinosh jetën pa Roky Erickson. E ka krijuar galaktikën e tij muzikore dhe ka qenë një frymëzim i vërtetë”, ka thënë lideri i “ZZ Top”, Billy Gibbons.
Erickson ka qenë frontmen i grupit “13th Floor Elevators”, bendit psikodelik nga Austini, ku edhe është rritur.
Kënga e tij debutuese “You’re Gonna Miss Me” mbetet njëherësh edhe një prej këngëve më të popullarizuara të grupit të tij.