MENU
klinika

Van Gogh vrau veten

Në ankand revolveri famëkeq

19.06.2019 - 18:24

     Nga sot, revolveri i tipit “Lefaucheux”, që Vincent Van Gogh e përdori për t’i dhënë fund jetës, më 27 korrik 1890, në Auvers-sur-Oise, doli në ankand në Paris, në ambientet e hotelit ”Drouot’’.

Arma famëkeqe të kalibrit 7 mm, prezantohet nga shtëpia e ankandeve ‘’AuctionArt – Rémy Le Fur’’. Megjithëse autenticiteti ndoshta nuk do të provohet zyrtarisht, origjina është cilësuar e sigurtë. Revolveri llogaritet mes vlerës, 40 000 deri në 60 000 euro.

 

 

 

 

Pas një qëndrimi për rreth dy vite në Jug, Vincent Van Gogh u vendos, më 20 maj 1890, në Auvers-sur-Oise, me këshillën e të vëllait Theo. Doktor Paul Gachet, një mik i piktorëve impresionistë, u kujdes në atë kohë për artistin holandez, i cili kishte përjetuar kriza të shpeshta psikologjike. Van Gogh, i cili mori një dhomë me qira te pronari i hanit, Arthur Ravoux, asokohe ishte në në kulmin e krijimtarisë artistike, kohë kur mund të pikturonte më shumë se një pikturë në ditë.

 

 

 

 

Të dielën e 27 korrikut 1890, piktori mori udhën drejt një fushë aty pranë, ngriti këmishën dhe qëlloi veten në gjoks, me armën që e kishte marrë hua nga i zoti i hanit. Revolveri i shpëton nga duart dhe ai bie në tokë, pa ndenja. U përmend rreth mbrëmjes dhe i plagosur, mori rrugën drejt hanit. Pavarësisht kujdesit të doktor Gachet, Vincent Van Gogh humbi jetën, pas dy ditësh në agoni.

 

 

 

Armën e shfaqur në Drouot, rreth vitit 1960 e gjeti një fermer dhe iu dorëzua prindërve të pronarit aktual të hanit “Ravoux”. Në vitin 2016, revolveri u ekspozua në muzeun “Van Gogh” në Amsterdam.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit