MENU
klinika

Çfarë shkruan?

Në Kuvend debati për Metën, Rama njoftim në Twitter

13.06.2019 - 10:27

Teksa seanca plenare në Kuvend ka nisur, kryeministri Rama ka dalë me një njoftim përmes një postimi në Twitter.

Kreu i qeverisë në këtë postim ka bërë të ditur se fjala e tij në lidhje me debatin që do të zhvillohet do të jetë në orën 12:00.

Postimi:

“Sot në 12.00 në Kuvendin e Shqipërisë, fjala ime në debatin e Rezolutës MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”.

Live në ERTV natyrisht?”, shkruan Rama në tëiterr.

Kujtojmë se menjëherë pas zyrtarizimit të dekretit të Metës, PS ka kërkuar shkarkimin e presidentit.

Edhe ditën e djeshme nga Divjaka, kryeministri deklaroi se Meta e ka humbur të drejtën për të qendruar në zyrën e Presidencës.