MENU
klinika

"Zgjerimi i Europës..."

Negociatat me BE/ Polonia mbështet Shqipërinë: Nxisim KE të…

06.06.2019 - 12:15

Nënkryetari i Parlamentit të Polonicë, Ryszard Terlecki ndodhet në Tiranë.

Ai është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mësohet se Terlecki siguroi kryeparlamentarin Ruçi se Polonia do të nxisë Këshillin Evropian që të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë.

Sipas tij, 27 deputetët polakë janë në një linjë mes tyre dhe kërkojnë që Shqipëria të nisë procesin e negociatave për t’u bërë më pas pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian.

Nxisim KE të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë. 27 eurodeputetët polakë janë shprehur pro negociatave në mbledhjen e parë të PE. Zgjerimi i Europës është prioritet para forcimit të BE-së”-tha ai.