Delinda Disha është shprehur se mendon se mund ta bëjë shumë mirë punën e Xhemi Shehut në “Portokalli”.
Aktorja është treguar mjaft e sinqertë, ku shprehet se mund ta zëvendësojë moderatoren Xhemi Shehu, nëse kjo e fundit nuk është më pjesë e programit të humorit..
E pyetur nëse do t’i pëlqente të ishte në të njëjtën kohë edhe aktore dhe moderatore e Portokalli-së ajo u përgjigj:
“Me modesti e them këtë gjë që them se e bëj shumë mirë”, tregon Dalina e cila më pas nis të bëjë humor sesi do të ishte prezantimi me Salsano Rrapin.
Delinda tha gjithashtu se në botën e artit ka shumë xhelozi, madje ka dëgjuar që ka dhe aktorë që kanë xhelozi seksin e kundërt:
“Për mua është e paimagjinueshme por ja që ndodh”, tha Delinda