MENU
klinika

"Jam e lumtur"

Nicky Minaj martohet me një burrë të burgosur për abuzim seksual

24.06.2019 - 12:52

Nicky Minaj po komentohet shumë së fundmi në media e në rrjete sociale për marrdhënien e saj me Kenneth Petty.

Kjo sepse dihet që ky i fundit është akuzuar tre herë për abuzim seksual. Por, kjo nuk ka aspak rëndësi per Nicky-n.

Nicky zbuloi në emisionin e saj radiofonik në Apple, “Queen” se bashkë me partnerin Kenneth Petty kanë marrë licencën për t’u martuar.

Ata po njihen që prej dhjetorit, megjithatë marrëdhënia e tyre po ecën me hapa të sigurt dhe këtë u përpoq të na e tregonte Nicky e cila u shpreh kështu gjatë transmetimit:

“Mendoj se kam gjetur atë çfarë po kërkoja gjatë gjithë kësaj kohe: thjesht lumturi. Të gjeja lumturinë ishte e vështirë. Tani që ndihem vërtet e lumtur, nuk dua ta prish lumturinë për asgjë dhe për askënd.”

Kujtojmë se Kenneth Petty është futur në burg për këtë dy herë: në 1995-ën dhe në 2006-ën. E kjo ka shkaktuar pakënaqësi) mes fansave të reperes.

Megjithatë Nicky beson se ai ka ndryshuar dhe ne dimë mjaft mirë se rëndësi ka ajo që Nicki mendon…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN