Morena Taraku vjen gjithnjë me risi nga më të ndryshmet dhe është gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Këtë herë ajo vjen me flokë ngjyrë çokollatë dhe kjo ka qenë zgjedhja e këngëtares Morena Taraku për këtë sezon.
Këngëtarja joshëse është dalluar gjithmonë për flokët e saj të zinj, por me ardhjen e sezonit të verës Morena ka vendosur të ndryshojë pak në look.
Sigurisht që kjo zgjedhje i ka shkuar shumë për shtat këngëtares pasi i shkojnë tej mase dhe kësisoj ajo ka marrë marre hijen e një modeleje latine.
Këngëtarja ka postuar në Insta Story një foto me look-un e ri dhe duket se ka gjetur balancën e shumëkërkuar, të bësh një ndryshim dhe njëkohësisht te qëndrosh vetja.
Një zgjedhje tjetër kjo e Morenes në këtë sezon edhe pse përgjithësisht këngëtarja nuk zhgënjen në këtë aspekt.