MENU
klinika

Fury i 'hedh benzinë zjarrit'

“Nuk do të bëhem kurrë dështak si Joshua”

04.06.2019 - 17:49

Promotori i dueleve të boksit Frank Warren, i ka kërkuar boksierit britanik Tyson Fury që të fokusohet të dueli ndaj Tom Schwarz, për të evituar që të përfundojë si Anthony Joshua.

Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierë, do të duelojë në Las Vegas ndaj rivalit, që ashtu si ai është i pamposhtur në ring (24 fitore e asnjë humbje për Schwarz).

“Tyson duhet të ketë kujdes në ring, të mbrohet mirë dhe të tregojë atë që di të bëjë më mirë, të boksojë dhe fitojë. Njerëzit flasin se e ka të lehtë, por fitorja e Andy Ruiz Jr ndaj Joshua tregoi se nuk ka duele të lehta Schawrz ka shansin e jetës ndaj Fury, ndaj do të bëjë maksimumin për ta fituar atë duel. Ruzi do ta frymëzojë gjermanin”, tha Warren.

Gjithsesi, Tyson Fury ka garantuar promotorin e tij se nuk do të zhgënjejë.

“Atë që ka bërë Ruiz Jr ndaj Joshua e kam bërë unë disa vite më parë ndaj Wladimir Klitschko.  Ndaj nuk do të zhgënjej dhe nuk do të përfundoj si patrioti im”, u shpreh Tyson Fury.

Dueli mes tyre do të zhvillohet më 15 qershor.

Njëri i burgosur në kampet e përqëndrimit, tjetri komandant

Shokët e skuadrës që u bënë armiq!

Cristiano Ronaldo shfrenon fantazinë

Kampionati arab mes 4-5 më të fortëve në botë

Rrezikohet përjashtimi nga Champions League

Zyrtare: UEFA fillon hetimet kundër Barcelonës

Rastet rriten me 34 përqind

Rekord’ trukimesh në futboll për 2022

Warriors triumfojnë me Dallas

Lakers fitore të madhe kundër Suns