MENU
klinika

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE

“Nuk ka ndarje!”/ Bullgaria: Gabim historik nëse s’hapen negociatat

20.06.2019 - 15:47

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, theksoi se brenda tetorit do të ketë një vendim për fillimin e negociatave të anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nëse statusi do t’u jepet apo jo të dy vendeve, këtë gjë nuk mund ta them.

Lajm i mirë është që nuk do të ketë ndarje të dy shteteve, siç donin disa vende të Bashkimit Europian.

Vendimi është jo më vonë se në tetor dhe Këshilli Europian do ta shqyrtojë këtë temë dhe do të rekomandojë fillimin e negociatave”, theksoi Zaharieva, raporton ata.

“Bullgaria i mbështet të dy vendet”, shtoi ajo.

”Ne vlerësojmë se do të jetë gabim historik nëse nuk fillohen negociatat me të dy vendet”, veçoi shefja e diplomacisë bullgare.

Ministrja theksoi se Sofja do ta mbështesë fuqishëm zgjerim e BE-së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.