Olsi Bylyku, aktori i ri humorit që në daljet e tij të para menjëherë arriti të marë pëlqimin e publikut.
E siç çdo personazh showbizi, sigurisht që as Olsi nuk i shpëton dot vëmendjes së mediave në lidhje me jetën e tij private.
Dhe duket se e ka marrë shumë seriozisht marrëdhënien me partneren e tij.
Ndonëse kanë vetëm pak muaj që e kanë bërë lidhjen publike, tashmë aktori i njohur i humorit, ka rrëfyer hapin e radhës që ka bërë për të konsoliduar marrëdhënien.
Olsi u shpreh se partnerja ka arritur ta njohë më mirë nga sa ai ka njohur veten e tij.
Çifti po bashkëjeton dhe mund të themi që gjërat janë bërë mjaft serioze.
Tashmë që Olsi e ka bërë publike lidhjen dhe nuk ngurron të publikojë foto me të në rrjetet sociale.
Bukuroshja brune që është fotografuar shpesh pranë Olsit, i organizoi edhe surprizën e ditëlindjes aktorit, duke mbledhur miqtë e tij më të ngushtë.