MENU
klinika

Zbuloni detaje nga artistja

Orgesa Zaimi: Ka ardhur koha, së shpejti moderatore!

30.06.2019 - 18:47

Edhe pse e njohim më së shumti si këngëtare, prej gati tetë vitesh ajo drejton një emision radifonik në Club FM.

Orgesa Zaimi, së fundmi na ka lajmëruar për projektet e saj më të fundit në televizion.

Orgesa tha se ka punuar mbi 3 projekte për në ekran, ndërsa ftoi të gjithë televizionet të njihen me to.

“Unë mendoj se e kam treguar veten si prezantuese të paktën nga bagazhi dhe nga emisioni radiofonik që kam, mbi 8 vite që e bëj vazhdimisht. Tek live duket i miri apo më i miri. Unë mendoj se ka ardhur koha, nuk është se më është dhënë ndonjë ofertë ose kam shkuar ta kërkoj. Duhet të them sinqerisht që është një rehat shumë i madh të rrish në radio. Ftojmë të gjithë televizionet, kam tre projekte të shkruara”, është shprehur Orgesa.

Epo, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim që të shohim Orgesën edhe si moderatore… 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


" Të paaftët vlerësohen ..."

Orgesa Zaimi deklaratë kundër kolegëve