Moti ditën e sotme pritet të jetë me alternime kthjellimesh.
Ndërkohë në disa qarqe do të ketë edhe reshje shiu, madje të shoqëruara me shtrëngata.
Parashikimi nga IGJEUM:
RESHJET
Sot priten reshje intensive në qarqet LEZHË, DURRËS, TIRANË dhe ELBASAN.
Në këto qarqe mund të shfaqen përmbytje të vogla, të lokalizuara si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve. Reshjet do të jenë në formë shtrëngate në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 21 °C
në vendet e ulëta: 14 / 22 °C
në vendet malore: 9 / 18 °C
ERA
Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.