MENU
klinika

Problemet me Qipron

Pas SHBA-së, edhe BE sanksione Turqisë?

22.06.2019 - 11:10

BE ka kërcënuar të vendosë sanksione ndaj Turqisë nëse vazhdon “shpimet ilegale” në ujërat pranë Qipros në Mesdheun lindor.

Paralajmërimi erdhi në një samit të BE në Bruksel. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker i quajti veprimet e Turqisë “krejtësisht të papranueshme”.

Turqia nisi një anije të dytë të shpimit, Yavuz, të enjten për gazin natyror dhe kërkimin e naftës jashtë Qipros.

Republika e Qipros është në BE, por veriu i shkëputur është pro-Turqi.

Këshilli Evropian, udhëheqësit e qeverisë së BE, i bënë thirrje Turqisë të “tregojë përmbajtje, të respektojë të drejtat sovrane të Qipros dhe të përmbahet nga çdo veprim i tillë”.

Republika e vetëdeklaruar turke e Qipros Veriore njihet vetëm nga Turqia dhe është e izoluar ndërkombëtarisht.

Turqia tha se ishte duke shpuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një anije shpuese e Turqisë, Fatih, ishte ankoruar në perëndim të Qipros që nga fillimi i majit dhe kishte filluar shpimet.

Turqia është kandidate për anëtarësim në BE, por negociatat e saj aktualisht janë të ngrira. Komisioni i BE ka thënë se qeveria e presidentit Rexhep Tajip Erdogan nuk ka mbajtur premtimet për të përmirësuar drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Turqia, një partner kyç i NATO-s për Perëndimin, ka lidhje të gjera tregtare me BE dhe ende nuk është goditur me sanksione të BE-së, ndryshe nga Rusia.

SHBA ka kërcënuar Turqinë me sanksione nëse Erdogan vazhdon me marrëveshjen për të blerë raketa mbrojtëse ajrore S-400 nga Rusia.